Anglia fiton në fund “derbin britanik” të Euro 2016
Anglia ka arritur të fitojë në minutat shtesë “derbin britanik” ndaj Uellsit në Euro 2016, në kuadër të rrethit të dytë të Grupit B.
“Tre luanët” fituan me rezultat 2 me 1. Gareth Bale me një supergol nga gjuajtja e lirë në minutën e 42-të i dha epërsinë uellsianëve, ndërsa rezultati u barazua në 1 me 1 nga Jamie Vardy në minutën e 56-të. Në minutat shtesë, Daniel Sturridge shënoi golin e fitores për ta çuar Anglinë në pozitën e parë të grupit. Anglia ka tani katër pikë në pozitën e parë, një më shumë se Uellsi e Sllovakia që kanë nga tri. Rusia ka një pikë në pozitën e fundit.
Please follow and like us: