Albspirit

Media/News/Publishing

Brazil: Presidenti Temer dhe skandalet e korrupsionit


Presidenti i përkohshëm i Brazilit Michel Temer akuzohet për lidhje me një prej skandaleve më të mëdha të korrupsionit në këtë vend.

Gjatë dëshmisë së tij, Sergio Machado, ish drejtori i kompanisë shtetërore të naftës Petrobras, tha se zoti Temer i kishte kërkuar fonde kompanisë për fushatë elektorale.

Zoti Machado në cilësinë e dëshmitarit, pranoi se ai vetë ka orkestruar një skemë për dhënien e rryshfeteve për presidentin Temer dhe për 10 politikanë të tjerë. Vete presidenti i përkohshëm Temer i ka mohuar akuzat. Në qendër të skandalit ndodhet firma shtetërore Petrobras e cila është mbi-faturuar me 2 miliardë dollarënga firma të tjera kontraktuese.

Please follow and like us: