Çakuli me uniformen e Partizanit mbështet Kombëtaren
Shqipëria do të ndeshet sot kundër Francës për Kampionatin Europian të Futbollit. Mijëra shqiptarë mbështesin nga afër kombëtaren, por sot, atyre i është bashkuar një tifoz i veçantë. Ai është Filip Çakuli, drejtor i emisionit investigativ “Fiks Fare” në Top Channel, i cili nuk mund të mungonte në këtë sfidë të paharrueshme. Çakuli ka shkuar edhe në hotelin e kombëtares në Marsejë, ku ka shkrepur një foto me kapitenin Lorik Cana. Në këtë mënyrë edhe “Fiksi” përfaqësohet zyrtarisht në Francë. “Trajneri” Filip ÇAKULI duket se i ka dhënë porositë e fundit kapitenit tonë legjendar Lorik Cana, për ecurinë e Kombëtares. Ndërsa në fotot e mëposhtme, Filip Çakuli duket të jetë nje tifoz i Partizanit dhe me uniformen e ekipit të zemrës ai në Marsejë mbështet ekipin kuq e zi.