Citimet më të forta pro dhe kundër Brexit
Më datë 23 qershor zhvillohet referendumi mbi fatin e Britanisë së Madhe, nëse ajo do të qëndorjë ose jo në Bashkimin Evropian, më poshtë vijojnë citimet më pikante të kësa fushate që ka tërhequr vëmendjen e gjithë botës.
Citimet kundër Brexit
Jean Claude Juncker, president i Komisionit Evropian: “Dezertorët nuk do të priten krahë hapur”.
Donald Tusk, president i Këshillit Evropian: “Si historian, trembem se një Brexit nuk do të sjellë vetëm fillimin e shkatërrimit të BE-së por edhe të civilizimit perëndimor”.
David Cameron, kryeministri britanik: “Gjëja e mirë për të bërë, gjëja britanike për të bërë është që të luftojmë për një Britani të Madhe në BE dhe jo për opsionin e Anglisë së vogël të Nigel Farage”.
“Është në interes kombëtar të Britanisë së Madhe që të mbahet një objektiv i përbashkët në Evropë për të evituar konflikte të ardhshme mes vendeve evropiane”.
Alex Salmond, deputet i partisë indipendentiste skoceze SNP: “Do të jetë ashtu siç gjenerali Wellington përshkruante betejën e Waterloo: një rezultat shumë i ngushtë”.
Barack Obama, president i SHBA-së: “Bashkimi Evropian nuk e zvogëlon influencën britanike por e amplifikon”.
Willem-Alexander, mbreti i Holandës: “Buqeta evropiane nuk është e plotë pa karafilin spanjoll, pa zambakun francez (…) dhe tulipanët holandezë dhe hungarezë. Si dhe nuk është e plotë edhe pa trëndafilin anglez”.
Ken Loach, kineast: “Për të majtën, është një çështje shumë e vështirë sepse BE-ja aktuale është një projekt neoliberal (…) Por nëse ne dalim, atëherë do të përballemi me një qeveri shumë të djathtë të drejtuar nga dy politikanë të ekstremit të djathtë, (Michael) Gove dhe (Boris) Johnson, dhe do të jemi edhe më thellë në një politikë neoliberale”.
Wolfgang Schauble, ministri gjerman i Financave: “Brenda është brenda, jashtë është jashtë (…) Vendi duhet t’i qëndrojë rregullave të një klubi nga i cili ka kërkuar të dalë”.
Citime pro Brexit:
Boris Johnson, ish-kryebashkiak i Londrës: “Historia evropiane është e shënuar me tentativa për të arritur kohën e artë të paqes dhe prosperitetit të epokës romake. Napoleoni, Hitleri, shumë persona janë përpjekur ta bëjnë dhe kjo ka përfunduar në mënyrë tragjike. BE-ja është një tjetër prej këtyre tentativave por me metoda të tjera”.
Nigel Farage, shefi i partisë eurofobe dhe kundër imigracionit Ukip: “Ne jemi britanikë (…) ne nuk do të lejojmë të intimidohemi nga kushdo, mbi të gjitha nga një i pazgjedhur, sado sharmant të jetë ai, Jean Claude Juncker”.
“Britani e Madhe drejton BE-në? Presidenti Obama nuk paska dëgjuar asnjëherë të flitet për Merkel”.
Michael Dobbs, autori i “House of Cards” : “Kur jeni në bord të kësaj varke që drejtohet drejt një ajsbergu të madh dhe keni 28 kapitenë në komandë, mund të themi se ka shumë persona në bord”.
Roger Daltrey, këngëtar i grupit “The Who”: “BE-ja është antidemokratike. Ajo është krijuar në butësi dhe do të bier nën peshën e paaftësisë së saj. (…) Nëse vjen era mi dhe ngan me një mi, me shumë mundësi është një mi. Dhe ta pranojmë, Evropa mban erë”.
Sol Campbell, ish-futbollist ndërkombëtar: “Ne kemi ekipe të mbushura me lojtarë të huaj mediokër, kryesisht evropianë, që bllokojnë taletet e reja angleze apo britanike”./