DENONCIMI/ Invalidi lihet pa KEMP: Më hoqën bukën e gojës
Një invalid i fshatit Grabovicë të rrethit të Korçës ka denoncuar komisionin e KEMP-it pasi ky komision e ka nxjerrë jashtë grupit të klasifikuar duke i hequr të drejtën e pagesës së tij.
Sipas tij, ky Komision e ka përjashtuar nga pagesa e KEMP-it ka e lajmëruar por thjesht i ka dërguar një letër ku i thotë se është pa grup dhe dosja e tij është sjellë në Tiranë.
Vështirësia ekonomike ku ndodhet kryefamiljari është e madhe, pasi dora e tij e djathtë nuk mund të punojë. Me këtë pagesë, invalidi mbante familjen e tij prej 5 anëtarësh.
Please follow and like us: