Facebook shton mbështetjen për SMS-të në aplikacionin Messenger në Android
Facebook dëshiron që aplikacioni Messenger të jetë qendra e të gjitha bisedave të përdoruesve. Rrjeti social njoftoi ditën e Marte se aplikacioni Messenger tani mund të dërgojë dhe të marrë mesazhet SMS dhe MMS në Android.
Që të shfrytëzoni këtë risi mjafton të shkarkoni versionin më të fundit në Google Play Store. Ndëra për ta aktivizuar vizitoni cilësimet në titullin “Settings”, përzgjidhni opsionin SMS dhe më pas ndryshoni aplikacionin e përdorur për dërgimi e tyre. Në të njëjtën kohë përdoruesit do të mund të kthehen pas e të përdorin aplikacionet tradicionale.
Facebook tha se asnjë prej bisedave të përdoruesve nuk do të ruhet në serverat e kompanisë. Megjithatë përfitimet janë të shumta si ikonat e emocioneve, sticker-at, dhe funksionalitete të dërgimit të vendodhjes.
Realisht mungesa e mbështetjes për SMS-së në aplikacionet e mesazhimit ka qenë për një kohë të gjatë shqetësimi kryesor i përdoruesve. Tani e tutje Messenger do ta adresojë këtë problematike duke larguar përgjithnjë detyrimin e të përdorurit të dy aplikacioneve të ndryshme të komunikimit online dhe me SMS.