Albspirit

Media/News/Publishing

“Iran Air” lejohet të fluturojë drejt BE-së


Ilustrim

BE thotë se e ka hequr nga lista e zezë “Iran Air” dhe tash e tutje do i lejojë aeroplanët e kësaj aviokompanie që të udhëtojë drejtë vendeve të BE-së.

“Pas vizitës time në Iran në muajin prill, një vlerësim teknik i kryer në maj doli i sukseshëm”, ka thënë Komisioneria evropiane për Transport, Violeta Bulc, përmes një komunikate të publikuar sot.

Ajo ka shtuar “tani kemi mundësi që të lejojmë shumicën e aeroplanëve të ‘Iran Air’ t’i kthehen qiellit evropian”.

Më parë, vetëm aeroplanët ‘Airbus’ lejoheshin të fluturonin në vendet e BE-së.

Një zyrtar i Komisionit Evropian ka thënë se aeroplanët e llojit,Fokker 100 dhe Boeing 747 mbesin të ndaluar për të flutuar drejt BE-së.

Agjencitë e fluturimit të Iranit kanë pasur pasoja të mëdha për shkak të sanksioneve të BE-së dhe atyre amerikane, të cilat ishin vendosur si pasojë e programit bërthamor të Iranit.

Mirëpo, për këtë çështje Irani arriti marrëveshje me gjashtë fuqi botërore në vitin 2015.

Please follow and like us: