Albspirit

Media/News/Publishing

Kanë miliona, por nuk janë zemërgjerë

 

Fakti që dikush është i pasur nuk do të thotë se është edhe zemërgjerë. Yjet, të cilët do t’i prezantojmë në këtë artikull, janë dëshmi për këtë. Sa herë që kanë pasur mundësinë ata kanë shmangur të japin bakshish, kanë shmangur pagesën e faturave e disa prej tyre edhe kanë vjedhur. Gisele Bundchen në vitin 2005, derisa ishte në romancë me aktorin, Leonardo DiCaprio, e kishte humbur qenin e saj.

Shumë shpejt ajo e kishte mbushur lagjen e saj me pllakate me foton e qenit të saj dhe me premtimin e shpërblimit prej 5000 dollarësh për atë që ia gjen. Por kur Jannel Olson dhe i dashuri i saj ia kanë kthyer qenin, ajo i kishte akuzuar se ia kanë vjedhur atë. Pasi policët kishin konstatuar se akuzat e saj janë të pabaza, ata ishin liruar por kishin mbetur pa shpërblim.

Victoria Beckham dhe mikja e saj, aktorja Katie Holmes, më 2007 ishin larguar nga restoranti pa lënë bakshish, ndërsa truprojat e tyre i kishin kërcënuar kamerierët që të zhduken ose do ta pësojnë. Edhe pse me motrën e saj kishte bërë rrëmujë në një restorant me kërkesat e saj të pazakonta, Miley Cyrus në fund nuk i kishte shpërblyer kamerierët me bakshish, por ishte larguar duke i ofenduar. Mick Jagger fiton shumë me grupin e tij “Rolling Stones”, por ai nuk paguan fare faturat e tij dhe gjithmonë kërkon nga dikush tjetër që t’i paguajë të gjitha ato që lidhen me shtëpinë dhe fëmijët e tij.

Please follow and like us: