Albspirit

Media/News/Publishing

Mediat e huaja vlerësojnë Shqipërinë: Nuk e meritonte humbjen

Mediat e huaja vlerësojnë Shqipërinë: Nuk e meritonte humbjen

Loja e kuqezinjve tanë ndaj Francës ka marrë vlerësime nga shtypi europian.

Mediat franceze kanë folur sigurisht më shumë për kombëtaren e tyre, e cila mori me vështirësi fitoren e dytë radhazi. Sipas “L’Equipe”, ekipi i Didier Deschamps zhvilloi një lojë pa shumë frymëzim në 45 minutat e para.

Edhe prestigjiozja “France Football” e vë theksin te loja jo bindëse e “gjelave”. Objektivi u arrit, por paraqitja e skuadrës është shqetësuese. Italiania “La Gazzetta Dello Sport” ka vënë për titull kryesor: Muri i Shqipërisë rrëzohet në minutën e 90”. Në shkrimin e saj për sfidën thuhet se Shqipëria pësoi humbjen e dytë, por rezultati nuk ka qenë i drejtë me kuqezinjtë për atë çfarë kanë treguan në fushë.

Në këtë llogjikë është dhe artikulli i spanjolle “El Mundo Deportivo”, e cila shkruan se Griezmann dhe Payet shpëtojnë Francën kundër një shqipërie që nuk e meritontë këtë ndëshkim.

Në Angli, tabloidi “Mirror” shkruan: Franca u shfaq si një skuadër pa ide kundër një Shqipërie të organizuar dhe rezistente deri në çastet e fundit kur Griezmann e Payet shënuan golat e fitores.

Komente të mira kemi marrë edhe nga zvicerania “Blick”. “Shqipëria luftoi shumë ndaj Francës, por u shpërblye pak. E vetmja fitore bindëse e Shqipërisë”, sipas “Blick” ishte ajo në tribunat e “Stade Velodrome”, ku mbizotëronin gjyrat kuqezi.

Please follow and like us: