Albspirit

Media/News/Publishing

Nuk ka pezullim, Skënderbeu vazhdon ëndrrën europiane 

 

skenderbeu kampion

Pas rekursit te paraqitur nga KF Skenderbeu perpara CAS, me date 15 Qershor 2016, UEFA diten e sotme ka pranuar te pezulloje efektet e Vendimit te Komisionit te Apelit date 1 Qeshor 2016.

Rrjedhimisht, KF Skenderbeu do te marre pjese ne shortin per Raundin e Dyte Eliminator te Uefa Chamipons League 2016/2017 te dates 20 Qershor ne Nyon.

Nga ana tjeter, per te parandaluar cdo konfuzion ne organizimin e aktivitetit, UEFA dhe KF Skenderbeu kane rene dakord qe procesi ne CAS te zhvillohet permes nje procedure te pershpejtuar. Per kete, pritet qe vendimi perfundimtar per pjesemarrjen ne aktivitetet europiane te jepet brenda datave 5 ose 6 Korrik.

Per t’u precizuar eshte fakti se KF Skenderbeu nuk eshte konsideruar asnjehere pergjegjes i drejtperdrejte per shkeljet e pretenduara nga UEFA.

Vendimi i marre nga Komisioni i Apelit eshte thelbesisht administrativ dhe ka te beje me pranimin ose perjashtimin nga garimi ne kompeticionet europiane.

Saktesojme, se ndaj KF Skenderbeut nuk eshte marre ne asnje moment nje vendim disiplinor fajesie, ne te kundert nga cfare eshte perfolur, shkruar e shpifur gjate gjithe kesaj periudhe.

Please follow and like us: