Albspirit

Media/News/Publishing

Plagoset me armë zjarri deputetja britanike

jo

Deputetja laburiste Jo Cox ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi u qëllua me armë zjarri dhe u godit me thikë.

Sipas BBC, ngjarja ndodhi jashtë një librarie në Birstall, në afërsi të Leeds, në rrethana ende të paqarta.

41 – vjeçarja është dërguar me urgjencë në Spitalin e Leeds.

Ndërkohë në lidhje me ngjarjen mësohet se policia ka arrestuar një 52 – vjeçar.

Dëshmitarë thanë për BBC se Cox, nëna e dy fëmijëve, u la në tokë e gjakosur, ndërsa mësohet se gjatë këtij sulmi është plagosur edhe një tjetër person./tvklan.al

Please follow and like us: