Albspirit

Media/News/Publishing

“Pronësi me Drejtësi”: ATP vlerësim të njëanshëm të pronave

AT Shoqata Kombëtare “Pronësi me Drejtësi” në një deklaratë për shtyp të enjten tha se Agjencia për Trajtimin e Pronës(ATP), në zbatim të ligjit të ri ‘për kthimin e pronave’ ka vlerësuar në mënyrë të njëanshme pasuritë e pronarëve, të njohura sipas vendimeve përfundimtare të viteve 1993-’94.

Shoqata, duke përsëritur efektet destruktive të këtij ligji, thekson se nga zbatimi i tij rrezikohet statusi i të gjithë pronarëve që disponojnë vendime përfundimtare të pazbatuara në dekada.

“Ky grup pronarësh, shumica e të cilëve janë skualifikuar nga e drejta e pronës, apo të cilëve u janë vlerësuar pronat në shuma tejet qesharake po rrezikojnë të humbasin edhe të drejtën e ankimit në gjykatë, pasi ligji flet në dy mënyra për vendimet që lëshon Agjencia”, thuhet ne deklarate.

Shoqata fton të gjithë pronarët që disponojnë prona mbi bazën e vendimeve të viteve 1993-’94 të tregohen vigjilentë me pronat e tyre, së pari duke verifikuar nëse ata vetë figurojnë në këtë regjistër dhe së dyti duke përdorur çdo mjet ligjor të nevojshëm për mbrojtjen e pronave të veta nga vlerësimet e njëanshme të bëra nga Agjencia. /a.s/

Please follow and like us: