Rusia shpall armëpushim 48-orësh në Alepo
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë bëri të ditur se në Alepo të Sirisë ka nisur armëpushimi 48-orësh.
Një zëdhënëse e Departamentit amerikan të Shtetit konfirmoi për agjencinë DPA se palët ndërluftuese në Siri janë pajtuar për “ndërprerje të armiqësive në Alepo”, nisur nga mesnata e 16 qershorit.
Njoftimi i Moskës vjen pasi sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka paralajmëruar Rusinë dhe regjimin sirian se durimi i SHBA-së po merr fund dhe se palët duhet të respektojnë armëpushimin e arritur në muajin shkurt.
Rusia akuzon degën e Al Kaidës, Al Nusra, se salmon lagjet e Alepos.
Rusia ka siguruar mbështetje ajrore për trupat besnike të regjimit sirian, të cilat luftojnë grupin militant dhe rebelët e tjerë sirianë në Alepo.
Qysh më 14 qershor, rreth 70 luftëtarë rebelë janë vrarë, ka bërë të ditur Vëzhguesi Sirian për të Drejta të Njeriut, grup që monitoron luftën në Siri.