Albspirit

Media/News/Publishing

SHBA ndihmon Ukrainën me miliona dollarë


Nënpresidenti i SHBA-së, Joe Biden - foto arkivi

Shtëpia e Bardhë do t’i japë Ukrainës 220 milionë dollarë ndihma këtë vit, për të mbështetur reformat e saj ekonomike dhe politike.

Ndihma për vendin e shpartalluar nga lufta është bërë e ditur pasi nënpresidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka biseduar me telefon me kryministrin e Ukrainës, Volodymyr Hroysman.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se mjetet do ta ndihmojnë Ukrainën që “të forcojë institucionet demokratike dhe sundimin e ligjit, të përforcojë themelet për rritje të qëndrueshme ekonomike dhe t’iu përgjigjet nevojave humanitare”.

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka kërcënuar se do të ngrijë të gjitha paratë e ndihmës nëse Ukraina nuk i kryen reformat.

Please follow and like us: