Albspirit

Media/News/Publishing

SHKËLZEN BERISHA/ Reforma “Rama” si sarkofag i drejtësisë

shkelzen berisha, vogel

Shkelzen Berisha

Sulmi primitiv e antikushtetues i gjithe makinerise qeveritare kunder gjyqtarit Aliaj qe pezulloi Haki Cakon dhe urdheroi arrestimin e vartesve te tij si persona te perlyer me skandalin e pergjimeve te paligshme, dha efektin e pare.
Gjykatesit e Apelit ne kushtet frikes dhe tronditjes, rrezuan vendimin e gjykates se shkalles se pare dhe bashke me te kerkesen e prokurorise per pezullimin nga detyra te Haki Cakos, pavaresisht faktit qe ai ka shkelur ligjin hapur ne te pakten 5 raste.
Por presioni dhe sulmi i qeverise ndaj gjykatesve beri te mundur kthimin e tij ne detyre.
Pak ore me vone, nen presionin e banditeve te mbledhur jashte nderteses, nje gjykate tjeter ndryshoi masen e sigurise per Elvis Roshin, nga arrest me burg ne arrest shtepie. Te jeni te sigurte qe Apeli do e ktheje ate ne detyre shume shpejt.
Sigurisht fajesimi i gjykatesve per perkulje ndaj politikes nuk eshte krejt pavend, por a nuk jemi te gjithe deshmitare se si gjykatesi Aliaj u “masakrua” nga pushteti deri dhe si serial killer vetem pse guxoi te jepte drejtesi ?
Si mund te jape drejtesi nje gjyqtar, kur ata qe duhet ti garantojne atij mbrojtje dhe paprekshmeri per punen qe ben, e kercenojne dhe e lincojne publikisht para opinionit dhe faktorit nderkombetar qe nuk b’zan.
Keto zhvillime vetem sa perforcojne bindjen se nje Reforme kur Rama kontrollon gjithcka do jete sarkofagu i drejtesise.
Ne sistemin e dale nga kjo reforme ministrat do mund te vjedhin dhe askush nuk do guxoje t’i denoje, Prenget do mund te vrasin dhe askush nuk do guxoje ti arrestoje, Roshet do mund te perdhunojne dhe askush nuk do t’i ndaloje te kandidojne, Frroket do mund te rikthehen ne Shqiperi dhe parlament, Shullazet dhe te ngjashmit e tyre do marrin pafajesine dhe Cakot do vazhdojne te pergjojne te qete.
Sot me shume se kurre eshte e qarte se nuk ka “arbiter” qe do e ndaloje Ramen ti beje presion Drejtesise sa here njerezit e tij te bien ne rrjeten e saj, per mekatet e tyre apo te Rames.
Mundesia e vetme ngelet implementimi i mekanizmave qe pengojne kapjen e sistemit nga njeriu qe tashme ka kthyer parlamentin, administraten dhe bashkite ne klub vrasesish dhe trafikantesh.

Please follow and like us: