Të martuar me persona “anonimë”
Edhe pse gjenden në listën e personave më të famshëm dhe më të njohur në Hollywood, këto yje nuk e kanë gjetur dashurinë e vërtetë në mesin e kolegëve të tyre, por dashurinë e përhershme e kanë gjetur te njerëzit “anonimë”. Por, edhe pse të panjohur për publikun kjo nuk ka ndikuar te yjet, por këta për mrekulli janë përshtatur me mënyrën e tyre të jetesës dhe shumë shpejt edhe këta “arritën” famën.
Matt Damon në vitin 2003 e takon në Majami bashkëshorten e tij, Luciana Barroso-n, e cila atëherë punonte si kameriere. “Diçka e pabesueshme më ndodhi kur e kam parë për herë të parë”, pati thënë Damon. Ata janë martuan në vitin 2005. I kanë katër vajza, Isabella-n, Gia-n dhe Stella-n dhe Alexi-n, të cilën Luciana e ka nga martesa e parë.
Aktorja nga Meksika, Salma Hayek, në martesë është me miliarderin 4 vjet më të vjetër francez, Francois-Henri Pinault-in. Janë njoftuar nëntë vjet më parë dhe e kanë vajzën, Valentina Paloma-n. Megjithatë, së bashku kanë kaluar nëpër faza të vështira: e kanë ndërprerë fejesën, që pastaj të pajtoheshin dhe përfundimisht në vitin 2009 të martohen.
Aktori, Denzel Washington, e takoi bashkëshorten e tij pesë vjet më të vjetër Pauletta Pearson-in, në restorantin e një hoteli, në vitin e largët 1977.