Albspirit

Media/News/Publishing

Themelohet Confindustria Albania

Themelohet Confindustria Albania/ Ahmetaj: Shqipëria, treg interesant e në rritje

Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka deklaruar se tregu vendas është një treg interesant që ofron oportunitetet dhe u mundëson investitorëve kthimin e investimit. I pranishëm në aktivitetin e themelimit të Shoqatës së  industrialistëve italianë në Shqipëri “Confindustria Albania”, Ahmetaj tha se ekonomia shqiptare ka hyrë në rrugën e pakthyeshme të rritjes së qëndrueshme ekonomike.

Ministri u ndal tek fakti se që nga viti 2013 në Shqipëri jane regjistruar rreth 1300 sipërmarrje italianë, ndërsa vetëm në pesë muajt e parë të vitit 2016, më shumë se gjysma e bizneve të reja të regjistruara në total, janë nga Italia. Ahmetaj bëri gjithashtu një prezantim të nismave që po ndërmerren në kuadër të përmirësimit të klimës së biznesit dhe të procedurave të thjeshtuara të përfshira në paketën e re të prezantuar vetëm disa ditë më parë.

Në aktivitetin e organizuar nga Ambasada Italiane morën pjesë Kryeministri Edi Rama, Ambasadori Italian Alberto Cutillo,  Ministrja e Ekonomisë Milva Ekonomi dhe zv. Presidenti i Confindustrias z. Edoardo Garrone.

Please follow and like us: