Albspirit

Media/News/Publishing

Turqi-Përfundojnë punimet në gjysmën e murit të sigurisë përgjatë kufirit me Sirinë

Punimet për ndërtimin e murit përgjatë vijës kufitare Gaziantep, Kilis, Mardin dhe Sirnak vazhdojnë në 14 pika të veçanta.

 

Turqi-Përfundojnë punimet në gjysmën e murit të sigurisë përgjatë kufirit me Sirinë

Ka përfunduar gati gjysma e murit të ndërtuar me blloqe të betonit në gjatësi 350km që do të shtrihet përgjatë kufirit të Turqisë me Sirinë.

Ndërkaq punimet për ndërtimin e murit përgjatë vijës kufitare Gaziantep, Kilis, Mardin dhe Sirnak vazhdojnë në 14 pika të veçanta.

Në maje të murit të gjerë 2 metra dhe të lartë 3 metra të ndërtuar me blloqe të lëvizshme betoni me peshë 7 tonë, vihen edhe telat me gjemba.

Ndërsa në pjesët ku kanë përfunduar punimet e ndërtimit tani kanë filluar punimet për vendosjen e “kullave inteligjente” ushtarake.

Në këto kulla do të vendosen armët automatike, kamera termale dhe sistemi i alarmit. Personat e dyshimtë që afrohen 300 metra kufirit do të paralajmërohen në arabisht, turqisht dhe anglisht përgjatë vijës kufitare, ndërkaq ndaj atyre që nuk i binden paralajmërimit do të kyçet sistemi që do të mund të shtijë në mënyrë automatike.

Pas shtimit të sulmeve me autobombë të organizatës terroriste PKK ndaj pikave kufitare të xhandarmerisë në vijën kufitare kanë filluar të merren masa të ndryshme shtesë të sigurisë.

Përballë sulmeve të mundshme përreth posteve kufitare dhe në hyrje do të vendosen mure mbrojtëse 5 metra të lartë.

Në çdo 50 metra përgjatë vijës kufitare ndodhet nga një pikë e rojës. Përgjatë kufirit janë bërë edhe punimet për përforcimin e kullave të vrojtimit dhe shtëpizave të rojës si dhe janë bërë punimet për shtimin e masave të sigurisë.

Please follow and like us: