Ambasadorja e Bashkimi Europian, Romana Vlahutin, ka folur sot për Refomën në Drejtësi, në një aktivitet me studentë në kuadër të avantazheve që ka Shqipëria nga integrimi në BE.
Në mesazhin e saj të drejtpërdrejtë, Vlahutin ka thënë se dialogu është çështja më e vështirë në Shqipëri edhe kur bëhet fjalë për një reformë madhore, si ajo e Reformës në Drejtësi.
“Çështja e Shqipërisë në Europë kërkon një dialog të përhershëm. Por dialogu qenka gjëja më e vështirë që mund të arrihet. Në një nga takimet me një deputet shqiptar, ky i fundit më tha se kemi bërë një gabim madhor përsa i përket Reformës në Drejtësi. Shqipëria ka nevojë për një kontratë të re sociale dhe ju duhet ta kishit filluar këtë’, më tha ia. Ndërsa unë iu përgjigja “Jo, jo më vjen keq! Këtë gjë duhet ta filoni ju. Unë jam thjesht ambasadore e Bashkimit Europian, që është në fakt pak më ndryshe nga role te ambasadorëve të zakonshëm. Dhe përsa i përket kontratës sociale, i thashë që është puna juaj dhe për këtë jeni zgjedhur ju’”, tha Vlahutin.