Albspirit

Media/News/Publishing

36 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësinë italiane

20,4% nga të huajt që kanë marrë pasaporta italiane, pra mbi 36 mijë vetë, janë nga komuniteti shqiptar, 18,4% nga ai maroken dhe vetëm 7,6% janë nga komuniteti rumun

pasaporta italiane

Në mesin e emigrantëve shtohen ndjeshëm nga viti në vit italianët e rinj. Gjatë vitit 2015 kanë marrë shtetësinë rreth 178 mijë të huaj, 37% më shumë se një vit më parë. E nga këta, 20,4% janë shqiptarë, çka do të thotë se gjatë 2015-ës kanë marrë shtetësinë 36 mijë shqiptarë, 66% më shumë se gjatë vitit 2014.

Të dhënat janë të ISTAT-it që i kishte publikuar Bilanci Demografik i Italisë. Që më 31 dhjetor 2015 popullsia e Italisë është 60.665.551 persona, nga të cilët më se 5 milionë janë të huaj (8,3% e popullsisë).

Konfirmohet rritja e vazhdueshme e numrit të qytetarëve të rinj. Në vitin 2015 janë rreth 178 mijë kundrejt 130 mijë në vitin 2014, përcjell albinfo.ch.

“Italianët e rinj, shkruhet në raport, janë kryesisht persona nga komunitetet “e vjetra” në Itali”. Në fakt, 20,4% të tyre, pra mbi 36 mijë vetë, janë nga komuniteti shqiptar, 18,4% nga ai maroken dhe vetëm 7,6% janë nga komuniteti rumun.

Please follow and like us: