Albspirit

Media/News/Publishing

Ambasada e Amerikës: Përshëndesim vazhdimin e mandatit të EULEX

ambasada-e-amerik-euml-s-nis-sot-objektin-e-ri_hd-780x439

Ambasada e Amerikës në Prishtinë, e ka përshëndetur lajmin se Kuvendi i Kosovës e kar ratifikuar marrëveshjen për zgjatjen e mandatit të misionit të EULEX-it në Kosovë.

Përmes një komunikate, kjo ambasadë shprehet se qëndrimi i mëtejmë i këtij misioni në Kosovë, do të ketë rol të rëndësishëm në përmirësimin e sistemit gjyqësor në vend dhe premton se do të kontribuojë me staf në përmbushjen e detyrave të këtij misioni.

“Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë mirëpret lajmin se Kuvendi ka ratifikuar sot zgjatjen e mandatit të Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX). Ky është një hap i rëndësishëm në qëllimin tonë të përbashkët të përmirësimit të sundimit të ligjit në Kosovë. Kjo marrëveshje do t’i mundësojë EULEX-it që të vazhdojë t’i ofrojë sektorit të drejtësisë kapacitet aty ku nevojitet, dhe që të ndihmojë Kosovën në zhvillimin e aftësive vetanake. Qeveria e SHBA-ve mburret për faktin që do të vazhdojë të kontribuojë me personel për të zbatuar këtë mision të rëndësishëm”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Please follow and like us: