Bebe Rexha, motiv për fëmijët amerikanë
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, po shijon momentet më të mira në karrierën e saj deri tani në Amerikë.
Pas sukseseve me këngët më të re “No Broken Hearts”, ajo ka “pushtuar” çdo vend në Amerikë me këngën “Me, Myself and I” të publikuar para shtatë muajsh në bashkëpunim me G-Eazy.
Tani kjo këngë është duke u kënduar edhe nga kore të ndryshme dhe një nga to ishte edhe “Kids Rock Chorus” në East Providence të Ishullit Rhode.
Këngëtarja ka publikuar videon teksa fëmijët e këtij grupi këndonin këngën dhe ka shkruar se është shumë e gëzuar që ajo këngë po dëgjohet gjithandej.
“Më bëri të qeshi aq shumë”, ka shkruar ajo në Instagram.
https://www.instagram.com/p/BGsSh06vgRs/embed/captioned/?v=7
Please follow and like us: