Dënohet ish-roja e kampit të vdekjes në Aushvic

Një ish-roje e kampit të vdekjes në Aushvic është dënuar me pesë vjet burgim.
Reinhold Hanning, 94 vjeç, është shpallur fajtor për pjesëmarrje në vrasjen e së paku 170,000 njerëzve.
Ai ka qenë roje në kamp nga vitit 1942 deri më 1944.
Hanning ka pranuar se e ka ditur se çfarë është duke ndodhur në kamp, por nuk ka vepruar për ta ndaluar.
Avokatët e tij kanë thënë se ai, personalisht, nuk ka vrarë as nuk ka rrahur askënd.
Nazistët kanë vrarë rreth 1.1 milion njerëz në Aushvic.
Please follow and like us: