Albspirit

Media/News/Publishing

Dinastia ilire që mbretëroi Egjyptin

Dinastia ilire që mbretëroi Egjyptin (Ptolemejtë)

Origjina etnike e Dinastisë së Ptolemejve

Dinastia e Ptolemejve ishte me origjinë ilire, sepse Ptolemeu, themeluesi i saj ishte ilir njëri nga shtatë rojet personale të Aleksandrit të Maqedonisë. Të dhënat për origjinën e tij na i jep Ariani, i cili ishte maqedonas.

Ariani thotë se “Nga Eordaia ishin Ptolemeu i biri i Lagut” po aty ai e përsërit dhe një herë këtë fakt ku thotë se “Ptolemeu i biri i Lagut ishte nga Eordaia”. Eordaia është quajtur në antikitet lumi Devoll ashtu dhe krahina ku kalonte ky lumë.

Ka disa autorë që thonë se ishte biri i paligjshëm i Filipit II i cili e kishte pasur të dashur gruan e Lagut. Pra, vëlla nga babai i Aleksandrit, por kjo nuk dihet me siguri. Por edhe sikur të ketë qenë i Filipit, përsëri është me gjak ilir. Po të llogaritësh se dhe maqedonasit e lashtë ishin një fis me ilirët dhe epirotët, pra pellazgët, kjo e bën atë edhe sikur të jetë i biri i Filipit 100 përqind ilir. Megjithatë ai është njohur si Ptoleme Lagu, pra i biri i Lagut nga Iliria.

Edhe në gojëdhënat e popullit shqiptar faktohet kjo origjinë. Leont Leontiu ka botuar në greqisht një bisedë të një shqiptari nga veriu me një bullgar, i cili donte të bindte malësorin shqiptar se ptolemejtë dhe Seleukët ishin Greko-Bullgar. Malësori iu përgjigj: “Ne nuk i kemi Ptolemejt dhe Seleukët për bullgar as për grek. I kemi për burra shqiptarë”. Ptolemejtë e kanë pasur në monedhat e tyre simbolin Dodonas të rrufesë, simbolin panalban të shqiponjës.

Ptolemeu mori Egjiptin në ndarjen e perandorisë, dhe kështu u bë themeluesi i dinastisë së Ptolemejve, që zgjati 292 vjet nga viti 323 p.k. deri në vitin 31 p.k. kur Kleopatra u mund nga romakët. Pra, këtë dinasti e themeloi Ptolemeu një gjenral ilir dhe mori fund me gruan më të madhe të antikitetit dhe një nga gratë më të mëdha të njerëzimit Kleopatra.

Ptolemeu I Shpëtimtari 323-285

Pas vdekjes së Aleksandrit të madh në 323 p.k. froni i Egjiptit i takoi Ptolemeut të birit të Lagut dhe Arsinos. Ai ishte një veteran i ushtrisë së Aleksandrit dhe i kishte shërbyer atij në të gjitha fushat ushtarake si komandant besnik. Ptolemeu themeloi dinastinë e Ptolemejve që zgjati 300 vjet. Në vitin 305 e shpalli veten mbret të Egjiptit dhe filloi luftën për të konsoliduar pushtetin e tij. Ai pushtoi Qipron dhe luftoi kundër mbretit maqedonas Antigon, i cili donte të zgjeronte territoret më në lindje. Ai bëri luftë me Antipatrin e Maqedonisë dhe pushtoi katër herë Sirinë, të cilën përfundimisht e mbajtën seleukët. Në vitin 284, abdikoi nga froni në favor të të birit të tij Ptolemeu II dhe vdes në moshën 84 vjeçare në vitin 283 p.k.
Ptolemeu është themeluesi i bibliotekës së madhe të Aleksandrisë, e cila po të ishte sot, mbase nuk do t’i linte disa historianë të flisnin kot.
Ai shkroi një libër historik të titulluar Fushatat e Aleksandrit, që mendohet se ka humbur, megjithatë, ai libër ka mundësi të jetë shfrytëzuar nga Ariani, historiani që shkroi fushatat e Aleksandrit.

Ptolemeu II 282-246

Ptolemeu II gjatë qeverisjes së tij të gjatë arriti të vendoste nën pushtetin Cikladet, Samotrakën, Likin, Karin duke luftuar kundër Maqedonisë. Në luftën kundër seleukëve për të pushtuar disa territore të Azisë së Vogël ai humbi dhe në marrëveshjen e paqes me seleukët, i dha të bijën Berenise për grua, Antiokut II të seleukëve. Ai u martua me Arsinon I, e cila ishte e bija e Lisimakut dhe nëna e fëmijëve të tij legjitimë. Gjatë qeverisjes së tij u pasurua më tej biblioteka e Aleksandrisë. Në oborrin e tij mbretëror ai ftonte dijetarët më të mëdhenj të kohës.
Mendohet që gjatë qeverisjes së tij është përkthyer dhe testamenti i vjetër i hebrejve në gjuhën greke, pasi ka një letër ku ai fton 70 hebrej të ditur që të bëjnë një përkthim të tillë për bibliotekën e Aleksandrisë. Ai filloi punën për ndërtimin e një kanali që lidhte Nilin me gjirin e Suezit.

Ptolemeu III 246-222

Ishte djali i Ptolemeut II me Berenisën I, dhe erdhi në pushtet menjëherë pas vdekjes së të atit. Ai u martua me Bereniken II dhe patën Arsinon III dhe Ptolemen IV.Gjatë qeverisjes së Ptolemeut III, është shkruar një tabelë si e Rozetës me shkrime dy gjuhëshe, të shkruara në gur në të tre sistemet e shkrimit. Nëse ai nuk do të kishte shkruar këto lloj shkrimesh, do të ishte e vështirë, ndoshta e pamundur që sot të njihej një pjesë e historisë njerëzore. Dhe pasardhësit e tij do të bënin të njëjtën gjë. Në tabela janë shkruajtur predikime fetare, dhe në njërën nga ato jepen ditët e vitit që janë 365, plus një ditë shtesë që i është shtuar kalendarit egjiptian.

Ptolemeu V 204-180

Ishte djali i Ptolemeut IV me Arsinon III. Ai u bë mbret pas vdekjes së të atit në moshën 5 vjeçare. E ëma e tij nuk u bë dot regjente e të birit, pasi i vëllai i dashnores së burrit të saj, që ishte një ministër tepër i fuqishëm, e vrau. Agathokleu u bë regjenti i tij për dy vjet, derisa një revoltë e armatosur e hoqi nga pushteti.
Duke përfituar nga rasti që ai ishte i mitur, dy bashkatdhetarët e tij që ishin mbretërit e Maqedonisë, Filipi V dhe Antiuku III i Seleukve, ranë dakord që të ndajnë territoret ptolemaike në Egje e Azi të Vogël. Pas fitores së tyre mbi ptolemejtë, Maqedonia mori territoret Thrake dhe Karin, ndërsa Seleukët morën territore të Azisë së Vogël dhe Judën. Në marrëveshjen e paqes midis seleukëve dhe ptolemenjve, Antiokui III i dha të bijën për grua Ptolemeut V. Gjatë qeverisjes së tij është shkruar stela e Rozetës, e shkruar në tre gjuhë që tregon kurorëzimin e tij si mbret. Kjo pllakë u gjend shekuj më vonë nga ushtria e Napoleonit të Madh. Ai vdiq në moshën 28 vjeçare dhe ka burime që tregojnë se u helmua. Kleopatra, gruaja e tij mori regjencën për djalin e saj Ptolemeun VI. Pas vdekjes së Kleopatrës do të fillonin trazirat midis ptolemenjve dhe seleukve.

Berenise III 81-80

Ajo ishte vajza e Ptolemeut IX dhe gruaja e Ptolemeut X. Pas vdekjes së të atit dhe burrit të saj ajo qeverisi për një vit vetëm. Pas kësaj ajo u detyrua që të martohej me Ptolemen XI, i cili e vrau nëntëmbëdhjetë ditë pas martesës që t’i merrte fronin, gjë që e revoltoi popullin, i cili u ngrit në revoltë dhe e vrau Ptolemen XI. Ajo mbahet si e para grua e Egjiptit që qeverisi Egjiptin pas 1100 vjetësh vetëm pa ndihmën e ndonjë burri për një vit.

Ptolemeu XII 80-58 dhe 55-51

Ai ishte djali i Ptolemeut IX, por e ëma e tij nuk dihet. Ptolemeu IX ishte martuar me Kleopatra Selenën, por nuk dihet saktë nëse ky ishte djali i saj. Pra, në burimet historike ai njihet si djali i paligjshëm i Ptolemeut IX. Ai ishte babai i Kleopatrës VII dhe të fundit të Egjiptit. Në vitin 58 ai u detyrua që të linte Aleksandrinë dhe në fron mbeti gruaja e tij Kleopatra V me Bereniken IV. Pas pak kohësh gruaja e tij vdiq dhe froni mbeti vetëm Berenises. Ai u kthye në fron në vitin 55 dhe qeverisi deri në vitin 51 kur edhe vdiq. Në testament ia la regjencën të bijës, Kleopatrës VII.

Please follow and like us: