Albspirit

Media/News/Publishing

Durrës, një galeri e re artesh në prag të sezonit veror

 

Galeri 1Durrësi do të ketë së shpejti një galeri tjetër artesh pamore. Bashkëqytetari ynë Ed Shuka ka përshtatur një pjesë të banesës së tij pranë bulevardit “Epidamn” si mjedis ekspozimi.

Artdashësit mund të shijojnë foto të Durrësit në fillimin e shekullit të kaluar, vegla pune të përdorura deri në fund të viteve 1980 si dhe tablo me tema të ndryshme, punuar nga ky mjeshtër  i pasionuar. Galeria ndodhet në rrugicën pranë mureve mesjetare, shumë pranë shtëpisë muze të Aleksandër Moisiut, që njihet edhe si muzeu etnografik i qytetit bregdetar. GaleriSipas piktorit Ed Shuka, në galeri janë ekspozuar rreth 300 tablo, pjesë e konsiderueshme e punimeve të përgatitura prej tij në vitet e fundit. Veprat që përfshijën shumicën e gjinive dhe teknikave i përkasin temave shqiptare dhe të Durrësit në veçanti.  Shuka shton se po punon për ta hapur galerinë për publikun gjatë muajve të verës. Në Durrësë përveç galerisë publike “Nikolet Vasia” funksionojnë edhe galeritë private “Jozef” dhe “Priftuli”.

Please follow and like us: