Albspirit

Media/News/Publishing

“Financial Times”, pro qëndrimit në BE

“Financial Times” është pozicionuar pro tezës së qëndrimit të Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian, në një editorial të publikuar të enjten, duke paralajmëruar kundër aktit të vetëshkatërrimit që paraqet, sipas saj, fenomeni Brexit.

 

Britani e Madhe – Gazeta “Financial Times” pro qëndrimit në BE

“Financial Times” është pozicionuar pro tezës së qëndrimit të Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian, në një editorial të publikuar të enjten, duke paralajmëruar kundër aktit të vetëshkatërrimit që paraqet, sipas saj, fenomeni Brexit.

“Dialogu konstruktiv është jetik në një moment kur Evropa po përballet me ekstremizmin e dhunshëm, me çështjen e emigrantëve, me zgjerimin rus dhe me ndryshimet klimatike. Këto çështje të vështira duhen të trajtohen në mënyrë kolektive”, vlerësoi e përditshmja britanike për çështjet financiare, një javë nga referendumi i 23 qershorit.

“Fushata e referendumit është një përballje mes vlerave të kundërta, mes internacionalizmit liberal dhe një nacionalizmi të bllokuar, mes një sistemi të tregisë të lirë dhe margjinalizimit”, shtoi ajo.

“Financial Times” rimerr kryesisht argumentet e organizatave ndërkombëtare dhe të rrethit të ekonomistëve, sipas të cilëve Brexit do të ishte një faktor i dëmshëm për ekonominë britanike.

“Të braktisësh arsyen e një reforme konstruktive të Evropës, me të vërtetë është e papërsosur por do të ishte më shumë se pesimiste nëse bëhej realitet. Do të ishte një akt që mundëson lehtësisht vetëshkatërrimin”, citoi e përditshmja.

Please follow and like us: