Jeremy Meeks i burgosuri i famshëm, i njohur si “krimineli më seksi në botë” është drejt fundit të arrestit shtëpiak.

Ai i u bë i njohur në vitin 2014, kur u arrestua për armëmbajtje pa leje pasi emri dhe fotot e tij u shfaqën në listën e të dënuarve në Amerikë. Vetëm në pak kohë ai u kthye në yllin e internetit për shkak të pamjes së tij tepër seksi. Pas kësaj, 30- vjeçarit i cili doli nga burgu në fillim të muajit Shkurt, iu bë një ofertë nga një agjenci profesioniste modelësh White Cross Management. Meeks u la në arrest shtëpiak, dënim të cilin do ta përfundojë me 7 Korrik. Ylli i internetit është duke numëruar ditët deri atëherë, për të filluar një jetë të re si model tashmë me kohë të plotë pas marrëveshjes së firmosur me agjencinë.

Më parë Jeremy Meeks mori me mijëra pëlqime në Instagram për sytë e tij blu.

Tashmë ai ka sjellë të tjera foto, këtë radhë topless, duke nxjerrë në pah fizikun e tij, të cilat sigurisht kanë tërhequr mjaft vëmendje.