Albspirit

Media/News/Publishing

Kryebashkiaku i Zagrebit mbështet emërtimin e sheshit, Nënë Tereza

Iniciativa për emërtimin e një sheshi në qendër të Zagrebit me emrin e Nënë Terezës ka gjetur mbështetjen e kryebashkiakut Milan Bandic.

 

Kryebashkiaku i Zagrebit mbështet emërtimin e sheshit, Nënë Tereza

Ambasadori shqiptar në Kroaci, Ilir Melo, gjatë një takimi me kryetarin e Bashkisë së Zagrebit, diskutoi mbi projektet e përbashkëta.

Në këtë kuadër ai e informoi Bandic lidhur me aktivitetet që planifikohen të mbahen nga shqiptarët në Zagreb me rastin e ceremonisë së shenjtërimit të Nënë Terezës, përfshirë edhe iniciativën e ndërmarrë më parë për emërimin e një sheshi në qendër të Zagrebit me emrin e Nënë Terezës, propozim që ka gjetur mirëkuptimin dhe mbështetjen e tij.

Ambasadori Melo theksoi rëndësinë që ka bashkëpunimi mes dy vendeve, edhe në kuadër të qeverisjes vendore ku bashkitë e kryeqyteteve kanë një rol të rëndësishëm në këtë drejtim. Bashkëbiseduesit ranë dakord që të thellohet me tej bashkëpunimi mes dy bashkive të kryeqyteteve, si dhe në shkëmbimin e eksperiencës, duke patur parasysh se tashmë Kroacia është një vend i BE-së.

Në takim u theksua edhe roli i shqiptarëve që jetojnë në Zagreb, ku është edhe përqendrimi më i madh i tyre, në drejtim të forcimit të miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy vendeve dhe popujve tanë.

Ambasadori Melo vlerësoi rolin e tyre gjatë Luftës në Kroaci, kontributin në aktivitetin ekonomik në Zagreb, si dhe veçoi se tashmë është një gjeneratë e re e shqiptarëve që janë të shkolluar plotësisht në Kroaci dhe për të cilët duhet të kihet një vëmendje më e madhe në drejtim të punësimit të tyre si në administratën vendore ashtu edhe atë qendrore.

Please follow and like us: