Albspirit

Media/News/Publishing

Misionet që sollën fitoren e Luftës së Dytë: “Task Force Baum”, gafa e madhe e Pattonit

Misionet që sollën fitoren e Luftës së Dytë: “Task Force Baum”, gafa e madhe e Pattonit

Data: 26 mars 1945

Objektivi: Clirimi i kampit të robërve të luftës Oflag XIII-B, dhe shpëtimi i dhëndrrit të Patton, John Uaters
Palët ndërluftuese: Ushtria e SHBA, Ushtria gjermane, Garda vendëse

Skena: Europë
I planifikuar nga Gjenerali Patton dhe komanduar nga Kapiteni Abraham Baum – qëllimi i Task Force Baum ishte që të hynte 50 milje në territorin e armikut dhe të clironte kampin e të burgosurve të luftës në Hammelburg në Gjermani.
Megjithatë, ky nuk ishte një kamp i cfarëdoshëm robërish të luftës, pasi atje mbahej edhe John Uaters, dhëndrri i Patton. Uaters ishte kapur në Tunizi gjatë fushatës në Afrikën Veriore dhe kohët e fundit ishte zhvendosur aty nga Silesia, duke i dhënë kështu Pattonit shansin e tij. Problemi kryesor që ndeshi task forca ishte se ata nuk e dinin ku ndodhej kampi, dhe me vetëm 15 harta mes tyre, atyre iu desh të mbështeten në informacionet që siguronin duke pyetur vendasit, për të arritur shënjestrën e tyre.
Në 27 mars, ata kishin arritur në kamp. Uaters u kap, por u qëllua në prapanicë nga një ushtar gjerman. I pamundur të lëvizte, ai u desh të lihej në kamp. Kur task forca e Baum nisi tërheqjen në vijat e tyre, ata u rrethuan dhe sulmuan nga forcat gjermane, duke u detyruar të dorëzohen. Baum nuk e kish ditur aspak që task forca e tij ishte ndjekur nga një avion vrojtimi gjerman gjatë gjithë kohës. Nga 300 që morën pjesë në operacion, 32 u vranë në aksion dhe 35 u kthyen në territorin e aleatëve, ndërsa pjesa tjetër u kapën robër, përfshirë Baumin.

Rezultati: Dështim. Ishte një dështim total. Patton u kritikua nga gjenerali Eisenhouer për veprimet e tij. Por të paktën Baumi mori një medalje./bota.al

Please follow and like us: