Mjekët pa Kufi refuzojnë fondet e BE-së

Organizata humanitare, “Mjekët Pa Kufi” ka njoftuar se do të refuzojë të gjitha fondet nga Bashkimi Evropian dhe vendet e saj anëtare në shenjë proteste ndaj vendimit të bllokut që të ndaloj refugjatët dhe migrantët në Turqi që të mos lëvizin drejt Evropës.
“Marrëveshja BE – Turqi është lëvizja e fundit në linjën e politikane që me të vërtetë shkojnë kundër parimeve fundamentale që mundësojnë dhënien e ndihmës për persona që kanë nevojë të madhe për ndihmë”, i ka thënë Reuters, Jerome Oberreit, Sekretari i Përgjithshëm i Mjekëve Pa Kufi”.
“Kjo po e rrezikon vet konceptin e refugjatit”, ka thënë më tej Oberreit.
Please follow and like us: