Albspirit

Media/News/Publishing

Nisin punimet për rehabilitimin e rrugës për në Manastirin e Cepos

cepo Bashkia e Gjirokastrës ka filluar punën për rehabilitimin e aksit rrugor që të çon në Manastirin e Cepos, një nga asetet më të çmuara të lashtësisë, historisë dhe arkitekturës në Bashkinë Gjirokastër.

Ky manastir është një destinacion për turizmin historik dhe atë arkitekturorë.
Manastiri i Cepos, ndryshe quhet edhe Guri i Lartë. Manastiri historik ndodhet në një shkallë poshtë një prerjeje shkëmbore të shpatit verior të Malit të Gjerë, në një nga pikat më strategjike të Luginës së Drinos.

Nga kompleksi i ish-manastirit historik, kanë mbetur sot vetëm dy objekte, kisha e tipit bazilikë me kupolë dhe një nga dhjetëra konakët e dikurshëm, që, sipas vendasve, prisnin dhe përcillnin udhëtarët që qëndronin për të pushuar në Manastir.
Kjo bazilikë është e zbukuruar me afreske dhe figura të gdhendura në gurët e pjesës së jashtme të saj dhe është një nga monumentet dhe gjurmët më të rralla të krishterimit të zonës.cepo1

Konaku zë vend pranë kishës në anën lindore të saj dhe është vendosur mbi një varg galerish me harkore dhe qemerë cilindrikë.

Megjithatë, në territorin e Manastirit gjenden edhe 5-6 gërmadha një dhe dykatëshe, të cilat janë ndërtuar nga ushtria gjatë periudhës së komunizmit. Kisha dhe konaku, u janë nënshtruar një ndërhyrjeje të fuqishme restauruese dhe tepër rigoroze nga pikëpamja e respektimit të vlerave autentike të tyre.

Manastiri i Cepos, ngrihet në një lartësi, prej nga hapet një pamje e gjerë e luginës së lumit Drino. Një rrugë e përshtatëshme që të çon drejt këtij manastiri,do të shtoj numrin e vizitorëve dhe të ardhurat në drejtim të komunitetit të kësaj zone.

Please follow and like us: