Policia zbulon një skemë mashtrimi fiskal prej 1,7 miliardë eurosh
Policia financiare italiane njoftoi sot se kishte shkatërruar një grup ndërmarrjesh, të dyshuara për krijimin e një sistemi faturash falco për të realizuar një evazion fiskal, shuma e të cilit arrin në 1,7 miliardë euro.
“Aktiviteti i paligjshëm ka shkaktuar, për shumë vite, dëme në shtet (…) shuma totale e të cilit arrin në 1,7 miliardë euro”, theksoi në një komunikatë policia financiare.
Sipas policisë, sistemi i krijuar që prej vitit 2001 nga dy ndërmarrës, Pierino Tulli dhe Maurizio Ladaga, konsistonte në lëshimin e faturave falco nga kompanitë ndërmjetësuese nënkontraktore të bizneseve të drejtuara nga ndërmarrës në fushat e sigurisë dhe pastrimit industrial.
”Në sajë të këtyre faturave falco, shuma të konsiderueshme parash përfundonin në llogaritë e shoqërive të krjuara vetëm për të arkëtuar këto shuma. Pasi shumat në fjalë siguroheshin dhe investoheshin në Saint-Marin dhe Luksemburg, këto kompani deklaronin falimentimin”, theksoi policia.