Prezervativi i së ardhmes

Celularët, kompjuterët dhe makinat janë zhvilluar e përmirësuar vazhdimisht këto 30 vitet e fundit, por prezervativët kishin mbetur po njësoj. Jo më.
Kompania suedeze “Lelo Hex” premton se ka sjellë prezervativin e së ardhmes që nuk çahet as me një gjilpërë, siç tregoi në një paraqitje për publikun.
“Lelo” thotë se një punim i veçantë me grafen dhe me lidhje gjashtë-këndore të materialit bën që ky prezervativ të jetë më i hollë dhe shumë më i fortë se tradicionalët.
Kompania ka shfaqur në faqen e tyre një video me aktorin Charlie Sheen, i cili njoftoi vjet se ishte me SIDA, dhe për këtë arsye ai thekson rëndësinë e kësaj arritjeje në fushën e prezervativëve.
Please follow and like us: