Propozim skandaloz nga Rusia: Emri i Stambollit të bëhet ‘Kostandinopojë’
Vitaly Minolov, anëtar i Asamblesë Legjislative të Shën-Petërburgut, i ka dërguar një letër Kryeministrit rus, Dmitry Medvedev, të cilit i propozon që emri i Stambollit të ndryshohet zyrtarisht në “Kostandinopojë”, në shkallë vendi.
Një deputet rus ka bërë të enjten një propozim skandaloz…
Vitaly Minolov, anëtar i grupit parlamentar të Rusisë së Bashkuara në Asamblenë Legjislative të Shën-Petërburgut, i ka dërguar një letër Kryeministrit rus, Dmitry Medvedev, të cilit i propozon që emri i Stambollit të ndryshohet zyrtarisht në “Kostandinopojë”, në shkallë vendi.
“Kthimi i Stambollit në emrin e tij historik do të jetë simbol fatit tragjik të këtij qyteti në kujtesën e popullit tonë”, ka shkruar Minolov në letrën dërguar Kryeministrit Medvedev, sipas një lajmi të kanalit televiziv shtetëror rus, “Russia Today”.
Pasi i propozon Medvedevit që emri i Stambollit të bëhet “Kostandinopojë” në të gjitha hartat prodhim rus dhe në tekstet mësimore të kurikulës shtetërore, Minolov thekson se “nuk e mohojnë emrin modern” të qytetit, megjithatë “kthimi në emrin antik të Stambollit është me rëndësi historike për popullin rus”.