Rike Roci: Do zhvishem prapë…
Sa do të jetë temperatura të dielën në Lion të Francës?! A do ti rrisë Rike Roci përsëri temperaturat në stadium?! Përgjigjet na i jep vet bukuroshja shqiptare në intervsitë për Opinion.al.
Rike duket se u riktheve përsëri në qendër të vëmendjes mediatike, të kishte marrë malli?
Ky fakt ndodhi papritur, por nuk më habit aspak.
Shoh gjithashtu që nga dje sot të është rritur shumë edhe numri i ndjekësve në rrjetet sociale, je më e famshme tani të pëlqen ky fakt?
Po e vërtetë kam më shumë ndjekës tani, por nuk i jap shumë rëndësi janë thjesht “folloëers”. Por normal sado pak më pëlqen.
Vazhdon të jesh ende në Francë?
Nga Marseja jam në Nicë me shoqërinë time.
Sot luan Italia skuadra jote tjetër e preferuar, do ta ndjekësh këtë ndeshje?
Pas Kombëtares tonë unë bëj tifo për Italinë. Patjetër që do ta shoh edhe këtë ndeshje.
Ke ndonjë futbollist të preferuar gjatë këtij europiani?
Më pëlqen Graziano Pelle.
Shoqja jote Irid ka postuar dje një status ku i shprehej ashpër për mediat shqiptare, çfarë ju mërziti?
Ajo ka thjesht bezdi sharjet nga disa njjerëz që komentojnë veçanërisht në rrjetet sociale, mua ky fakt s’më bezdis aspak. S’më intereson çfaë thonë të tjerët.
Përveç futbollit çfarë po shijon tjetër në Francë?
Përveç futbollit jam duke u argëtuar me shoqen time në Nicë.
Vazhdon të postosh foto seksi në rrjetet sociale, të pelqen kur të konsiderojne si vajzën ” e nxehtë të rrjeteve sociale”?
Në realitet unë jam një vajzë shumë e thjeshtë, kush më njeh e di mirë këtë gjë. Normal që çdo femre i pëlqen të konsiderojnë “sexy”.
Kaq të zhveshur do të shohim edhe ndeshjen tjetër?
Nuk e di nëse do të jem në stadium ndeshjen tjetër, por nëse bën nxehtë normal që do të jem e zhveshur (qesh)
Do doje të të kapnin përsëri paparacët në stadium?
Nëse shkoj përsëri do të zgjedh një vend më të qetë.