Albspirit

Media/News/Publishing

Rudina Merkuri – Poetja vlonjate që ka shkruar 900 poezi

Të bësh diçka me punë të palodhshme përkushtim dhe pasion të madh në sferën e letërsisë më konkretisht në zhanrin e poezisë është gjëja më e qëlluar,dhe më e bukur që mund të bëjë një njeri me talent dhe dituri të pakufizuar. Këtë një kohë të gjatë e bënë poetja shumë e zgjuar nga Republika e Shqipërisë Rudina Merkuri.

Ajo është e lindur në qytetin bregdetar të Vlorës më 10.06.1970. Pasioni i saj për botën e letrave e ka shoqëruar që nga fëmijëria saj e hershme e deri më sot. E rritur dhe edukuar në një familje të shkolluar dhe mjaft të kulturuar, Rudina është kultivuar me dashurinë për librin. Aty ajo në çdo frazë e gjen vetveten, E ndërton atë botë që në realitetin e sotëm nuk e gjen, duke rikrijuar një realitet tjetër atë që vetëm shpirti artistik i saj mund ta bëjë. Profesioni e lidhën me njerëz të ndryshëm e në çdonjërin prej tyre Rudina gjen grimcat e duhura të cilat me pas i shërbejnë si muza frymëzimi. Ne krijimtarinë letrare të saj gjen të verbalizuara vargje poetike dedikuar mrekullisë natyrore të qytetit te saj të lindjes,traditave kombëtare, bukurisë femërore dhe vlerave njerëzore. Lexuesi depërton në çdo varg duke u mrekulluar dhe magjepsur nga pena poetike e Rudinës e cila kristalizohet në vargje të lira që zgjojnë tek lexuesi një lloj meditimi që imponon admirim. Shumë prej krijimeve të Rudina Merkurit janë botuar në gazeta dhe revista prestigjioze dhe me dy libra është vlerësuar dhe me çmime speciale.

Gazetat dhe revistat në të cilat janë botuar poezitë e Rudina Merkurit: Antologjia“Sa-Kra-CH“, Antologjia Maja Cajupiane, Antologjia Rumune, Gazeta ‘Bota Press‘, Gazeta ‘Telegraf‘, Gazeta ‚‘ALB-DREAMS‘, Gazeta,‘Kritike Letersi,Rumune, Gazeta ,‘Poezi nga autore Vlonjat“, Fituese e Konkursit ‚‘Maja Cajupiane‘. Gjithashtu botime në revistën: Dituria – Suedi, Obelisk -Tirane etj….

Rudina Merkuri në opusin e saj poetik ka 900 poezi që i ka krijuar vetë.

Poezi të Rudina Merkurit

KANE NISUR TE SHPRISHEN DITET..

Kanë nisur të shprishen ditët,
pemët pa ajrosje shumë,
një akull shuajti zjarrin,
bota ka dhimbje shumë.
Ka nisur të trembet jugu dhe veriu,
shqepje deri në katrahurë,
po hapet vrimë e gjerë,
retina tjerur shumë.
Me kot grimoheni ,
në gushën e një pëllumbi,
kallami pret të tërhiqet,
vaj medet kusuri.
Ndaj mbrapsht kthehuni,
lyhuni mirë me pomadë,
të fshihen vragat në gjumë,
dhe kolla e thatë…..


***

TI DHIMBJE….

Ti dhimbje,
je det i kripur qe shfryn,
ne vule perandorake,
ne gjëmimin e rrashnaltave që gulcojnë,
ne ishujt e vetmuar ne katarakte.
Je zhveshur ne minutat qe shkojnë,
ne sekondat që përflasin,
në sinonimet më të cuditshme njerzore,
në orët biblike që dridhen nga shenjtëria.
Për të hequr vargonjt e padukshëm,
pastrova shpirtin në ene gjaku,
i dashuruar u dorzova,
në zemra të hutuara,
në një plevicë malli….


***


I NJOMUR -NË DJEP TE LASHTË

Brumrat jetësor u ndanë,
ne mish e tru që zjejnë,
ne grepat e algat qelizor,
ne dridhërimat kockore,
që si tjegulla te renduara,
mbajnë një thes me halle.
Ne ëndrrat kukafsheh,
qe zbresin matanë pllajave.
Ndaj sa jam i gjalle,
nyjën endacake,
shtrëngoj fort,
si nokdaut pres grushtet,
që i huaji me jep.
I mbledh gjuhët enigmatike,
i bëj zap,
qe nesër kontinenti te vishet,
i njomur, me djep të lashtë.

© ZHURNAL.mk
Please follow and like us: