Albspirit

Media/News/Publishing

Rumani-Shqipëri, mungon ‘ylli’ i Kombëtares shqiptare

Në sfidën e fundit të kuqezinjve të vlefshme për Kampionatin Europian do të mungojë mesfushori Burim Kukeli.

Mesfushori u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 55’, duke plotësuar numrin dy të kartonëve gjatë fazës së grupeve në ‘Euro 2016’, shkruan Syri.net.

32-vjeçari është ndëshkuar edhe gjatë ndeshjes kundër Zvicrës, ndërsa bëhet i pari lojtar i Kombëtares i cili do t’i mungojë këtij takimi për shkak të pezullimit prej kartonëve.

Por trajneri De Biasi ngushëllohet me rikthimin e Lorik Canës, ndërsa ndeshjen e fundit kundër Rumanisë kuqezinjtë duhet ta fitojë me çdo kusht në mënyrë që të shpresojë për një vend në fazën tjetër.

Kujtojmë që këtë edicion kualifikohen 4 kombëtaret më të mira të cilat renditen në vendin e tretë.

Please follow and like us: