SUEDI – Stokholmi do të njohë “shtetin e Palestinës”
Suedia do të njohë “shtetin Palestinez”, njoftoi sot kryeministri Stefan Lofven, duke theksuar se zgjidhja ndaj konfliktit izraelo-palestinez kalon nga krijimi i dy shteteve.
“Njohja e dy shteteve supozon një pranim të njëri-tjetrit dhe të vullnetit të një bashkëjetese paqësore. Për këtë arsye suedia do të njohë shtetin Palestinez”, deklaroi Lofven në fjalimin e tij mbi politikat në përgjithësi.
“Kjo duhet të bëhet me respektimin e kërkesave legjitime edhe të palestinezëve edhe të izraelitëve për sa i përket vetë-vendosjes së tyre dhe sigruisë”, vazhdoi ai.
Qeveria e re që u krijua sot, që bashkon socialdemokratët dhe të gjelbërtit, është më pro kauzës palestineze se sa qeveria e më parshme, që ndiqte linjën e vendeve të mëdha të Evropës Perëndimore mbi çështjen palestineze.