Albspirit

Media/News/Publishing

Thaçi flet në Vatikan për tolerancën fetare

Thaçi ligjëron në Vatikan për tolerancën fetare

Presidenti Hashim Thaçi, pas takimit me Atin e Shenjtë, Papa Françeskun, është pritur edhe nga sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet, imzot Paul Richard Gallagher, në Selinë e Shenjtë.

Me imzotin Gallagher, presidenti Thaçi ka folur për kultivimin e tolerancës fetare, etnike dhe politike në Kosovë, por edhe në rajon e më gjerë.

“Kosova ka raporte të mira me të gjitha vendet e rajonit dhe tash, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, po dialogojmë edhe me Serbinë, një proces ky që gjithsesi, në një të ardhme të afërt, do të çojë në pajtimin e popujve tanë dhe në rritjen e bashkëpunimit mes dy shteteve”, ka thënë presidenti Thaçi.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Kosova ka nevojë për njohjen e shtetësisë së saj nga Selia e Shenjtë dhe ka shtuar se ky do të ishte sinjal pozitiv për të gjithë qytetarët e Kosovës por edhe për mbarë botën.

Please follow and like us: