The Mirror: 5 gjërat që mësuam nga ndeshja Francë-Shqipëri
Britanikja ‘The Mirror’, në një artikull analizon 5 gjëra kryesore se çfarë duhet mbajtur mend nga ndeshja e djeshme Francë-Shqipëri e vlefshme për ndeshjet e grupeve në Euro 2016.
Në analizën e saj, ‘The Mirror’ shkruan se një dygolësh në momentet e fundit shpëtoi Francën dhe theu zemrat e shqiptarëve në Marsejë.
Këto janë 5 gjërat kryesore që tabloidi britanik i vlerëson që duhen mbajtur mend:
1-Vija ndarëse mes marrëzisë dhe trimërisë e trajnerit të Francës është e hollë
2-Besimi i Dimitri Payet është po aq i rrezikshëm sa talenti i tij
3-Shqipëria bëri gjithçka për një humbje të denjë
4-Skema 4-2-3-1 nuk funksionoi për Francën
5-Shthurja e Olivier Giroud gati i kushtoi Francës
Please follow and like us: