Albspirit

Media/News/Publishing

Thjeshtësia e madhështisë quhet Merita Halili

meritaFlora Nikolla/.- Merita Halili, është cilësuar prej vitesh si “ambasadorja” e këngës shqiptare në SHBA”, si një këngëtare e rrallë për origjinalitetin e zërit dhe interpretimit të saj, si një zonjë e madhe që ne thelb të shpirtit të saj, ka talentin dhe thjeshtësinë që e karakterizin. Po kaq thjeshtë tregon ajo në këtë intervistë se,  titullin Ambasadorja e Këngës Shqiptare në Amerikë, ja a ka dhënë me bashkëshortin e saj, Raif Hysenin , Majori i NY.  I iku Shqipërisë, kur ishte në kulmin e aktivitetit të saj muzikor, kur kishte marrë shumë çmime dhe ishte nderuar me shumë trofe dhe kur shumë kush e quante bilbil i këngës së Shqipërisë së Mesme. Sot, Merita është shtetase  amerikanë, në kontinentin e lirisë dhe demokracisë dhe ku të gjithë punojnë dhe të gjithë janë të zënë me familjet e tyre teksa ecin me hapa të shpejtë. Dhe ajo me shpirtin e saj, është gjithmonë pjesë e koncerteve dhe e gezimeve familjare në komunitetin shqiptar. Kudo dhe kurdoherë ka marrë duartrokitje dhe dashuri për origjinalitetin dhe ngrohtesinë që jep qënia e saj si këngëtare e madhe e muzikës shqiptare. Debutimi i parë i sukseshëm, kur Merita Halili në interpretimin e këngës popullore, ka qenë në vitin 1983, kur ishte  vetëm 17 vjeç. Këndontë  këngë popullore shqiptare, atë të cilën ajo me shumë dashuri e quan “poezi të pastër”. U rrit profesionalisht dhe arriti të merita2këndojë muzikën tradicionale shqiptare në një mënyrë tjetër. Merita Halili arriti të  pastrojë nga folku kombëtar, meloditë e vjetra, apo të huazuara, një nga sekretet që ajo u bë shumë e dashur për një audiencë të gjerë. Zëri i saj u shpall i fuqishëm profesionalisht dhe kështu Merita Halili i dha jetë të re melodive, duke i çuar ato në një tjetër nivel. Soliste e Ansamblit të Këngës Popullore, Merita Halili, ishte nga të parat artiste shqiptare që nisi të inçizonte albumet  e saj. Dhe ashtu me buzëqeshkjen magjike që e karakterizon , për të nderuar traditat shqiptare, Merita këndon edhe me një fustan 90 vjeçar i cili është punuar me dorë vetëm në argjend dhe ar. Merita Halili, është nominuar nga Albanian Excellence të jetë pjesë e Zonjave shqiptare të Nju Jorkut, një libër që do të promovohet në një mbrëmje Gala, mbrëmjen e 24 Shtatorit në Teatrin Symphony Space në Manhattan kur do të shkelë tapetin e kuq për të hyrë në sallën ku do të nderohet suksesi i zonjave shqiptare në metropolin e botës.

 F.N: Jeni një yll i këngës popullore shqiptare megjithatë vendoset aktivitetin ta kishit jashtë Shqipërisë ? Si u përballët ju më Amerikën ?  

M.H :Në Amerikë kam filluar jetën para 20 vjetësh. Komuniteti shqiptar me njihte dhe më çmonin vlerat që kisha si këngëtare. Dhe unë erdha këtu si këngëtare e afirmuar. Në atë kohë, kisha marrë shumë çmime në Shqipëri dhe isha në kohën më të mirë te aktivitetit tim artistik. Ardhja në një vend të madh si Amerika, ka vështirësitë e veta por ndërkohë të jep mundësi të përballesh me artistë të tjerë në botë. Kështu unë pata fatin të merrja pjesë në festivale të ndryshme si p.sh Smith Sonja Festival në Washington DC, në Ny City Brodway etj. Për herë të parë jemi paraqitur se bashku me Raifin , bashkëshortin dhe kompozitorin tim, në sallen e Kongresit Amerikan, ku asnjëherë nuk është performuar muzikë shqiptare, pastaj në “Jon Kennedi” Center në Washington, në “Broadway” Manhatenn,” Kennedy Center”, e cila është një ndër qendrat më të mëdha botërore të kulturës dhe muzikës. Kemi performuar edhe në televizione ABC, WLIW, NY1, NJ12, Voice of America, pastaj kemi qenë “National Public Radio” që është Radio Publike Nacionale etj.

merita30F.N: Sot çfarë është për ju Amerika ?  

M.H : Amerika tashti është vendbanimi im. Unë jam qytetare amerikane, ndërkohë që Amerika më ka dhënë mundësi të zhvilloj aktivitetin tim si artiste. Amerika është vendi më demokratik në botë.

F.N: Si do ta zbërthenit ju jetën që bëhet në kontinentin amerikan ? 

M.H : Jeta në komunitetin Amerikan është njësoj si çdo qytetar i botës që respekton familjen shoqërinë dhe punën. Këtu të gjithë punojnë dhe të gjithë janë të zënë me familjet e tyre dhe ecin me hapa të shpejtë.

F.N: Çfarë keni mësuar ju nga Amerika dhe ju në Amerikë ? 

M.H :Nga Amerika kam mësuar thjeshtësinë dhe të mos paturin komplekse.

F.N: Gjithsesi si  është kënga shqip në SHBA për Merita Halilin…  Si një personalitet i muzikës popullore shqiptare,si do ta përcaktonit, këngën popullore shqiptare, cili është komenti juaj për të ?

merita6M.H :Unë jam gjithmonë pjesë e koncerteve dhe e gezimeve familjare në komunitetin shqiptar dhe gjithmonë me duartrokasin më vlerësojnë që e kam qënë gjithmonë pranë tyre dhe vlerësojnë origjinalitetin që unë kam.

F.N: Si do të mund ta përcaktonit kyçin e suksesit tuaj në Amerikë … e konsideruar tashmë si ambasadorja e muzikës shqiptare në Amerikë ? 

M.H :Këtë titull na e ka dhënë bashkë me bashkëshortin tim Raif Hysenin, koncert maestër, dhe kompozitorin tim, Majori i NY. Gjithashtu për herë të parë në histori Raifi ka hapur degën për muzikën ballkanike shqiptare në Mondclair University, ku ai mëson nxënësit amerikanë të luajnë muzikë shqipetare, mdërkohë që me vokalin punoj unë.

F.N: Ju keni qene pjesëmarrëse në shumë festivale dhe aktivitete që janë organizuar në USA , çfarë do kujtoni nga kjo eksperiencë… ?  

M.H : Kemi filluar para 19 vjetësh të punojmë me seminare bashkë me Raifin dhe në fillim nuk kishin njohuri për këngën shqiptare. Tani studentët j që mësojnë repertor shqiptar në të gjithë Ameriikën janë të paktën 3000 .

merita11F.N : Ne akvitetet ku jeni e ftuar gjithnjë mbani veshje kuq e zi apo edhe me shqiponjën dy krenare…

M.H :Kete fustan ma ka dizenjuar Enida Llagami, dezinjatore që punon për kompani shumë të rëndësishme në Amerikë.

F.N: Kam lexuar që në një aktivitet ku keni qënë pjesmarrëse , ka qënë e pranishme edhe Hillari Clinton

M.H :Me Hillari Clintonin jam takuar në festen e 28 Nëntorit ku kam qënë gjithmonë e pranishme në aktivitete solemne dhe të rëndësishme për komunitetin shqiptar.

F.N: Së bashku me ju shumë herë është parë të këndojë dhe vajza juaj Enxhi  Sa të lidhura jane vajzat tuaja me Shqipërinë ?

M.H :Vajza ime Enxji, ka lindur këtu dhe këndonte që kur ishte e vogël.Gjithashtu ka marë  pjesë edhe në Festivalin e fëmijëve në Shqipëri. Unë gjithmonë i dërgoj  vajzat në Shqipëri dhe në Kosovë, gjate pushimeve verore dhe dua që të mos e harrojnë vendin nga vijnë prindërit e tyre dhe të ruajnë gjuhën dhe traditën.

 merita12F.N: Cili do të jetë komneti juaj për muzikën popullore shqiptare sot në Shqipëri  ? 

M.H :Në Shqipëri, muzika shkon sipas trendit. Po unë do kisha dëshirë që muzikën popullore ta vendosnin në institucione. Pra, ta mësojnë ashtu sikundër mësojnë muzikën klasike edhe folkun shqiptar, ashtu si e ka gjithë bota . Në këtë mënyrë,  ruhet vlera e vendit. Brezi i ri duhet të edukohet me muzikën e vendit të tij.

 F.N: Po jashtë Shqipërisë  si e shihni kultivimin e  saj?  

M.H :Të gjithë shqiptarët në botë kanë mall për muzikën shqiptare. Në Amerikë vetë amerikanët mësojne këngët dhe vallet shqipetare dhe çdo muzikë nga Ballkani, sepse duan të mësojnë nga vende që kanë muzikë të pasur dhe origjinale.

F.N: Çfarë do më shumë ne jetë, dhe çfarë urreni më shumë ? 

M.H :Te jap maksimumin tim si artiste.Nuk urrej po nganjëherë urrej mosmirënjohjen.

F.N: Cilat janë planet tuaja më të afërta në fushën e këngës ? 

M.H :Së shpejti unë po përgatitem për një recital në Tiranë.Siç jam shprehur edhe në një televizion shqiptar, unë gjithmonë kam qenë e hapur me gjithë institucionet që recitali të jetë një gjë madhështore dhe vërtetë të shprehen vlerat e zërit tim, vlerat e këngës që unë këndoj dhe të ngelet edhe për brezat e ardhshëm e kënduar dhe interpretuar. Kështu kanë një pikënisje brezi i ri – të dëgjojnë këngën të kënduar pastër dhe sa më autentike.

 F.N: Në SHBA, ka një komunitet të konsiderueshëm shqiptarësh sa të integruar e shihni këtë komunitet në jetën amerikane ?  

merita20M.H :Shqiptarët janë adoptuar pothuajse por janë shumë te lidhur si komunitet dhe kanë arritur shumë si në mjeksi në business në çdo fushë të jetës.

F.N: Po gruan shqiptarë në këtë komunitet ?  

M.H :Gruaja shqiptare si gjithmonë e dedikuar familjes dhe punës. Gjithmone ka qënë dhe është shembull për të gjitha gratë në botë.

F.N: Cili mendoni se duhet të jetë imazhi i gruas shqiptare në shekullin e XXI ?

M.H :Mendoj që gruaja shqiptare ka vlera të mëdha dhe është çelësi kryesor për të gjithë shoqërine familjen dhe komunitetin.

 

Please follow and like us: