Tifozja seksi ndez debatin për virgjërinë në Shqipëri
“Tifozja kuq e zi Ka qen pjes e bandes Bad Boy 4 Life Nje prej antareve Pa Kufijt Djemt e mi. Mos tna boje si e virgjer”.
Ka qenë ky koment që portali Jeta Osh Qef pretendon se i ka dërguar reperi Stresi, por tashmw duket se ka ndezur debatin në rrjet lidhur me ndershmërinë dhe virgjërinë.
Stresi e shoqëronte komentin edhe me disa foto ku, tifozja që u bë e famshme për shkak të gjoksit të bukur të shpalosur në stadiumin Velodrome, dukej në shtrat me një mikun e tij.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i faqes në Fb “Lolita”.
“Sa te behet reforma ne drejtesi pa do ta pushkatojme ate vajzen me cica te bukura qe ishte ne stadium. Ka cuar Stresi prova te Jeta Osh Qejf qe kjo vajze ka qene e dashura e dikujt. Kjo gje eshte e pafalshme ne vitin 2016.. sepse cenon rende parimet e burrave me namuz qe i duan nuset e virgjera”, shkruan ajo.