Albspirit

Media/News/Publishing

UEFA nis hetimet për Shqipërinë

Gjatë takimit Francë – Shqipërisë në stadiumin e Marsejës është hapur një pankartë me mbishkrimin “Kosova është Shqipëri”. Kjo ka bërë që Komisioni Disiplinor i UEFA-s të nisë hetimet. Për këtë vendimi do të jepet më 21 korrik. Tifozët shqiptarë po hetohen edhe për fishekzjarret e ndezur në takimin kundër Zvicrës në Lens.

Gazeta serbe, “Novosti” i është drejtuar UEFA-s me pyetjen: “A është ky një lloj provokimi pasi politika nuk ka vend në sport?”. UEFA i është përgjigjur pyetjes në këtë mënyrë: “Përshëndetje, UEFA ka hapur procedurë disiplinore kundër Federatës së Futbollit të Shqipërisë për dy incidente të izoluara në Francë. E para ka të bëjë me fishekzjarrin e ndezur në ndeshje Zvicër – Shqipëri, ndërsa tjetra ka të bëjë me një flamur ku shkruante “Kosova është Shqipëri”. Ju lutem, në lidhje me këtë, shikoni nenin 16, paragrafi 2 të Rregullores Disiplinore të UEFA-s. Në çdo rast, Komisioni i Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s do të vendosë gjithçka në mbledhjen e datës 21 korrik”, shkruan në njoftimin e UEFA-s.

Por çfarë shkruan në nenin e 16-të, paragrafi 2 të Rregullores Disiplinore të UEFA-s, e cila përcakton qartë dispozita të cilat nuk duhet të shkelen.

“Klubet dhe ekipet kombëtare janë përgjegjës për ngjarjet në stadium dhe më gjerë, para, gjatë dhe pas ndeshjeve, dhe kjo i referohet: Hyrjes së tifozëve në fushë, hedhjen e objekteve në terren, djegia e artikujve piroteknike, përdorimi laserëve ose pajisje të ngjashme elektronike, sjelljeve të pahijshme, parulla me karakter politik, ideologjik, fetar, fyese dhe provokativ, Këto mund të dënohen me të holla apo me përjashtim nga garat e mëtejshme”.

Please follow and like us: