Albspirit

Media/News/Publishing

Ylli Manjani: Nuk ju tregoj nëse kam dashnore

Ylli Manjani: Nuk ju tregoj nëse kam dashnore

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, të cilët i kërkuan mendimin e tij si një person në listën e të përgjuarve me pajisjen “IMSI Chapter”, tha se nuk e mendon fare këtë gjë pasi ai nuk ka asnjë sekret.

Në fund, ai bëri edhe një batutë me gazetarët, duke i thënë se nuk do t’ia tregonte nëse kishte apo nuk kishte dashnore.

“Nuk jam fare i shqetësuar. Unë nuk kam asnjë sekret. Nuk e tregoj nëse kam apo jo dashnore”, tha Manajni

Gjatë fjalës së tij para gazetarëve, ministri Manjani ka folur për disa çështje që shqetësojnë opinionin publik, siç është rikthimi i Haki Çakos në detyrë dhe lirimi i Elvis Roshit.
 Për të dyja rastet Manjani nuk ka pranuar të komentojë, duke iu bërë thirrje gjyqtarëve të sqarojnë të vërtetat.
 “Cdo gjykatës, prokuror të denoncojë nëse ka presione politike. Hetimet vazhdojnë me shumë intensitet për çështjen e rikthimit në detyrë të Haki Çakos. Organet e drejtësisë t’i japin përgjigje të gjitha pyetjeve të ngritura. Të vërtetat vetëm nga organet e drejtësisë. Nuk komentoj vendimin për Roshin. Gjyqtarët janë të pavarur në marrjen evendimeve të tyre. Ata i kanë borxh sqarimin e të vërtetave që shqetësojnë opinionin publik”, ka theksuar Manjani.
Please follow and like us: