Zara Holland shkurorëzohet nga ‘Mis Britania e Madhe’
Zara Holland shkurorëzohet nga ‘Mis Britania e Madhe’ pas skenave hot në reality show
Skenat e nxehta brenda reality show në ITV2 kanë penalizuar bukuroshen britanike Zara Holland. 20-vjeçarja pasi u kap nga kamerat e shtëpisë luksoze në Majorka të Spanjës teksa bënte seks me Alex Bowen, i është hequr titulli Mis Britania e Madhe. The Mirror raporton se në një deklaratë zyrtare e dhënë nga organizata e Mis Britania thuhet: Pas veprimeve të fundit në reality show ITV2 në emisionin ‘Love Island’ njoftojmë më keqardhje të thellë se Zara Holland është zyrtarisht e shkurorëzuar nga Mis Britania e Madhe. Ky ishte një vendim jo i lehtë për ne, pasi ne jemi të afërt me të gjithë fituesit tanë, por nisur nga veprimet e Holland mbrëmjen e të mërkures në nuk këmi zgjidhje tjetër në bazë të rrethanave.Ne tërësisht e kuptojmë se të gjithë e bëjmën gabime, por Zara nuk e meriton këtë titull pasi ajo duhet të jetë një model për të tjerët.