Basha në alarm për skenarin e trafikimit të votave, reagon pas dërgimit të draftit në kuvend
Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar me një deklaratë pas depozitimit të kërkesës nga 33 deputetë për futjen në procedurë parlamentare të reformës në drejtësi. Sipas tij dërgimi në Kuvend i draftit të njëanshëm për ndryshimet kushtetuese është një akt i ulët provokimi dhe një përshkallëzim i krizës dhe tensionit shoqeror në vend. “Çdo tentativë për të trafikuar qoftë dhe një mandat të vetëm opozitar me paratë e pista të drogës dhe krimit qeveritar do të rezultojë në djegien e mandateve opozitare si hapi i parë drejt pervelimit të parlamentit ilegjitim që do të jetë edhe përgjigjia e merituar e popullit ndaj një qeverie që i hap atij luftë, me çdo mjet që siguron fuqia e padiskutueshme e sovranit”-theksohet në deklaratën e kreut të PD-së. Pavarësisht lëvizjeve të mazhorancës PD duket e vendosur të mos tërhiqet nga kushti i saj pasi sipas Bashës “rruga e vetme per nje reforme ne drejtesi qe ndeshkon dhe nuk mbron krimin dhe korrupsionin eshte zbatimi i plote i rekomandimit 88 te Komisionit te Venecias”.