Albspirit

Media/News/Publishing

Çfarë ka ndodhur me Artur Zhejin?

Lirimi nga gjykata e apelit i kryepolicit Haki Çako i ka dhënë mundësinë analistit Artur Zheji të lëshojë një piskamë të re kundër kryeministrit Rama se ai po kap drejtësinë dhe se po deformon reformën e aq shumë pritur në drejtësi. Deri këtu gjithçka duket normale. Sulmet e shumicës për gjykatësit në aferën e përgjimeve ishin skandaloze. Po ashtu ishte skandaloze edhe kryqëzata politico mediatike e orkestruar nga dyshja Rama –Tahiri.

Por ajo që bën përshtypje këtu nuk janë të vërtetat për Ramën, por fakti se atop o i artikulon vetë Zheji. Prej disa javësh ai është shndërruar në një nga kritikët më të mëdhej të kryeministrit.

Vetëm pak kohë më parë i njëjti Zheji arrinte deri në absurd, sa mbronte zgjedhjen e kreut të PS-së pa garë, në emisionin Opinion. Ai fliste me gjuhën e Taulant Ballës dhe Erion Braçes për të vërtetuar se njeriun që e kishin votuar shumica e shqiptarëve nuk mund ta delegjitimonin kundërshtarët në parti. Ai mbronte të pambrojtshmen vetëm e vetëm që Rama të kishte kohë për të qeverisur siç duhet këtë vend pa harxhar enerigji me garën e brendëshme në PS.

Por papritmas Zheji ndryshoi. Radikalisht.

Dhe në harkun e këtij ndryshimi të beftë ndodhën dy ngjarje jo pa rëndësi.

E para u vendos më në fund drejtori i Përgjithshëm i Televizionit publik, një vend që Zheji e ka mbajtur për një kohë të gjatë.

E dyta ai hapi faqen e tij informative online “360gradë”

Ndoshta e para e ka bërë të reflektojë nga pozita e një zanati që njeh shumë mirë se sa zgjedhje të gabuara bën Rama. Ndoshta e dyta e ka mësuar se të qenit kritik ndaj qeverive është një biznes i mirë mediatik, gjë që Artur Zheji e ka ushtruar shumë rrallë.

Pozicionet e tij të fundit opozitare datonin që në pranverën e vitit 2008 kur ai u angazhua bashkë me Andrea Stefanin në ndalimin e ndryshimeve kushtetuese Berisha Rama.

Që pas kësaj kohe Zheji u radhit përkrah qeverisë, sidomos pas koalicionit Meta Berisha.

Ai bëri atë që dinte të bënte më mirë, ashtu sikurse kish qenë pro Berishës në pushtet në 1996, pro Nanos në vitet 2000, pro Berishës në 21 janar dhe në zgjedhjet lokale të Tiranës dhe më pas pro koalicionit të ri Rama Meta që pas 2013.

Tani pas kaq kohësh, megjithëse është një mbrojtës i flaktë i LSI-së, që në kohën kur kandidoi për ngjyrat e saj në zgjedhjet e vitit 2009, Zheji është shndruar në një nga kritikët më të flaktë të kryeministrit. Madje në një shkrim të kohëve të fundi tai i qante hallin se kish mbërritur deri në atë pikë, sa tanimë nuk i kish mbetur një opinionist që të kishte guximin ta mbronte publikisht.Madje as vetë ai.

Që prej disa javësh ai nuk po lë mundësi pa goditur mbi Ramën. Shpeshherë me argumentat e duhur. Dhe shumicës së kolegëve nuk i mbetet gjë tjetër veçse ta përshëndesin: Mirëserdhe në klub. 8 vjet mungesë nuk janë një përjetësi. Në fund të fundit edhe opozitarizmi nuk është një biznes shumë më i keq sesa flirtimi me pushtetin. Theshtë është pak më i vështirë dhe kërkon pak më tepër mund. Udha i qoftë e hehtë dhe (këtë herë) sa më e gjatë, Artur Zhejit. (Lapsi.al)

Please follow and like us: