Albspirit

Media/News/Publishing

Ish-diplomati i lartë republikan do të votojë për Hillary Clinton

Armitage

Ruben Avxhiu

Richard Armitage, ish-Nën-Sekretari i Shtetit, në kohën e Presidentit George W. Bush, tha se preferon Hillary Clinton në krahasim me Donald Trump.
“Ai nuk duket fare si republikan, nuk duket se ka dëshirë të mësojë ato që nuk di. Kështu që do të votoj për zonjën Clinton”, tha ai.
Lajmi ka bërë zhurmë sepse është republikani më i lartë deri tani që thyen radhët dhe kalon në anën e Demokratëve që të mos pranojë kandidatin Donald Trump.
Në fakt, Armitage vjen nga kuadri i elitës së marrëdhënieve ndërkombëtare në SHBA që është edhe rrethi i ekspertëve që ka ndenjur më larg ndoshta edhe për shkak të deklaratave të tij të pamenduara dhe jodiplomatike.
Droja e tyre pasqyron atë të aleatëve të Amerikës nëpër botë që dyshojnë se çfarë do të ndodhte nëse Trump bëhet president.
Deklaratat si ajo e Armitage vijnë vetëm pak javë përpara Kuvendin Kombëtar Republikan ku do të kurorëzohet kandidati. Ka që ende shpresojnë se do të ketë një rebelim në momentin e fundit që do të sabotonte zyrtarizimin e kandidaturës presidenciale të manjatit njujorkez, mirëpo kjo do të binte ndesh me vullnetin e mbi 13 milionë republikanëve që votuan si asnjëherë tjetër për njeriun që partia mezi po e përtyp. (Ruben Avxhiu)

Please follow and like us: