Albspirit

Media/News/Publishing

Moment për reflektim në Shqipëri

Ish-roja i Auschwitz dënohet pas 70 vjetësh për bashkëpunim në vrasjen e 170 mijë hebrejve

70 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, një Gjykatë në Gjermani  vendosi një dënim me 5 vjet burg për në 94-vjeçarin Raincholnt Chaningk,  ish-roje në kampin famëkeq të Auschwitz. Ai  u gjet fajtor për “bashkëpunimin” në vdekjen e 170 000 hebrejve.

Sipas Gjykatës Chaningk e dinte se në Auschwitz vriteshin çdo ditë njerëz të pafajshëm në dhomat e gazit. Gjatë procesit, ish-anëtar i SS shprehu keqardhjen dhe pendesën që nuk kishte bërë asgjë për të parandaluar vrasjet masive: “Më vjen turp që unë lejova të bëhet kjo padrejtësi dhe nuk kam bërë asgjë për të parandaluar atë”- sitohet të ketë thënë ish-roja i Auschëitz në një letër që u lexua nga avokatët e tij.

Kryetari i Këshillit Botëror të hebrenjve, Ronald S . Lauder tha se  “ishte dënimi merituar” por theksoi keqardhjen që gjyqi u zhvillua “dekada më vonë.” Për të mbijetuarit e Holokaustit dhe pasardhësit e viktimave, gjyqi ishte “një hap i madh, madje edhe i vonuar” theksuan avokatët e tyre në njoftim të publikuarpas vendimit.

Chaningk është i pandehuri i tretë ni një serie  procedurash gjyqësore që nisën në vitin  2011 me të pandehur John Ntemiangiouk ish-roje i burgut të Sompimpor, Oscar Gröning, ish kontabilist Auschwitz.

 

 

 

Please follow and like us: