Prokurorja shqiptaro-amerikane Suzana Shkreli do të rihetojë “Gërdecin” dhe “21 janarin”
Shtetet e Bashkuara të Amerikës sjellin prokurorin tjetër me kombësi shqiptare, që sipas të gjitha gjasve do të jepë pjesë e ekipit amerikan që do të marrin në dorë hetimet ndaj zyrtarëve të korruptuar.
Pas Gjon Juncajt, i cili ëstë i specializuar në pastrimin dhe fshehjen e parave, ka mbërritur këto ditë prokurorja e dytë shqiptaro-Amerikane, Suzana Shkreli.
Siç bën të ditur ambasada e SHBA-së në Tiranë, zonja Shkreli është e specializuar në trajtimin e viktimave të krimit.
Kjo njësi është shumë e rëndësishme në SHBA, pasi në bazë të dëshmive dhe trajtimeve të viktimave të krimit dhe korrupsionit, arrihen të sigurohen prova dhe fakte të pakontenstueshme për të kapur e akuzuar baronët e rimit.
Siç mësohet nga burime pranë familjarëve të viktimat e Gërdecit, avokatët e saj kanë pasur kontakt me juristë amerikanë dhe ka shumë mundësi që prokurorja shqiptaro-amerikane të merret posaçërisht me rastin e Gërdecit.
Pra, që nëpërmjet familjarëve të viktimave të arrihet të rihapet dosja e katastrofës së pragpranverës së 2008-ës, kësaj here më e plotë dhe e qepur, në mënyrë që të dënohen fajtorët.
Ndërkaq, përveç Gërdecit, prokurorja shqiptaro-amerikane pritet të merret edhe me familjarët e viktimave të 21 janarit, në mënyrë që dosja e traumës që është shkaktuar, përveç vrasjes së katër qytetarëve, të jetë më e plotë dhe të sigurojë një rezyme të vërtetë të gjthçkaje ka ndodhur më 21 janar 2011 dhe më pas.
Në njoftimin e saj zyrtar mbi këtë aspekt, ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë thekson:
“OPDAT po ndihmon zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm me krijimin e programit të parë shqiptar për mbrojtjen e viktimave të krimit. Gjatë javës së 13 qershorit, shqiptaro-amerikania Suzanna Shkreli, një prokurore me përvojë në dhunën në familje dhe abuzimin me fëmijët në qarkun Macomb, në Michigan, shoqëroi dy Koordinatoret për Asistencën e Viktimave gjatë një turi ndërgjegjësimi nëpër Shqipëri.
Duke folur për prokurorët e penalë në qytetet e Durrësit, Fierit, Vlorës, Sarandës, Gjirokastrës, Tiranës dhe Shkodrës, Znj. Shkreli theksoi se ndërsa sistemi i drejtësisë penale duhet të sigurojë të drejtën e të pandehurit për një gjykim të drejtë, koordinatorët e viktimave sjellin një balancë në sistem duke u siguruar që viktimat e krimeve të rënda të marrin informacionin dhe mbështetjen për të cilën ata kanë nevojë”.
Dy prokurorët shqiptaro-amerikanë, Gjon Juncaj dhe Suzana Shkrelit do të jenë pjesë e ekipit të përbashkët amerikan në ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Prokurorisë Speciale, por edhe procesit të “vettingut” të prokurorëve, ku do të caktohet se ksuh qëndron dhe kush largohet. Thuajse i tëri ky proces do të udhëhiqet nga ndërkombëtarët.